CNN: Bëni gati valixhet, Kanadaja hap dyert për mbi 1 milion emigrantë


12/01/2019

Kjo pasi Kanadaja ka planifikuar të tërheqë më shumë se një milion emigrantë, duke i bërë banorë të përhershëm të vendit në Amerikën e Veriut.

Vetëm në 2017 në Kanada janë vendosur rreth 286 mijë emigrantë, ndërsa për 2019 pritet që shifra të arrijë në 350 mijë.

Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen, që ka mbërritur në këtë vend si emigrant nga Somalia, tha se:

Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si shumë vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që po miratojnë politika më të kufizuara të emigracionit, thuhet më tej në artikull.

Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart