Çka është kjo? Xhamia më e shenjtë e Mekës “pushtohet” nga një tufë e madhe insektesh


12/01/2019

Videoja e ndarë në rrjetet sociale tregon tufën e madhe të insekteve që fluturojnë rreth Xhamisë së Madhe në Mekë, e cila pret çdo vit miliona pelegrinë myslimanë.

Në një nga videot, insektet mund të shihen qartë ndërkohë që qielli i natës ndriçohet nga dritat e xhamisë.

Në një vështrim të marrë më nga afër, tufa e karkalecave mund të shihet teksa kërcen nga të gjitha drejtimet, mbi kokat e pastruesve me uniforma të gjelbërta që mundohen të kontrollojnë situatën.

Në një tjetër video shfaqen insektet që mbulojnë muret e xhamisë, ndërsa janë shpërndarë kudo.

Sipas faqes Arabe të CNN, autoritet kanë deklaruar se insektet ishin identifikuar si ‘karkaleca të zinj’ ndërsa për menaxhimin e situatës u vunë në punë rreth 138 persona.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart