Cici: Meta i ka sugjeruar Ramës ta bëjë Cakajn ministër të Kulturës


10/01/2019

Cici ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se vendimi i Metës është i turpshëm, dhe kërkim faljen e tij ndaj Kosovës për mosdekretimin e Cakës.

Cici ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë, dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Ai ka thënë se mosdekretimi i Cakës s’kishte të bënte me faktin që ai është nga Kosova.

“Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo”, ka deklaruar Cici.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur…, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai.

“Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart