Cërvenkovski – Ivanovit: Nuk e pranoj “mëshirën” tënde


13/04/2016

Express-i ju sjell letrën e plotë të Cërvenkovskit drejtuar
Ivanovit.

“Zotëri Gjorge Ivanov,

Në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare të RM-së u
publikua përmbajtja e vendimit tuaj antidemokratik, antijuridik dhe antishtetëror.
Vendim që për nga përmbajtja, por edhe më shumë për qëllimin e vet është i
turpshëm dhe kundër mendjes së shëndoshë.

Megjithëse nga ju asgjë nuk mund të më befasojë, megjithatë
u çudita shumë kur atje e pashë edhe emrin tim.

Zotëri Ivanov,

As që ka ndonjë bazë për një gjë të tillë (kundër meje
nuk zhvillohet kurrfarë procedure), por që është më me rëndësi, as nga ju e as
nga kushdo tjetër, as që kërkoj e as nuk pranoj kurrfarë faljeje.

Prandaj ju thirri që urgjentisht ta ndryshoni vendimin
tuaj dhe ta fshini emrin dhe mbiemrin tim prej aty.

Me ju dhe me ata prapa jush, po të vareshin punët nga unë,
as që do të negociohej gjë, e as diçka do të pritej nga ju. Ne moti do të
shiheshim në anët e ndryshme të barrikadave në takimin vendimtar të popullit
tonë me fatin e tij.

Shpresoj se edhe të gjithë të tjerët emrat e të cilëve përmenden
në këtë vendim tuajin skandaloz me indinjatë do ta refuzojnë këtë ‘mëshirë’
tuajën dhe do të tregojnë të paktën një grimcë morali dhe dinjiteti.

Branko Cërvenkovski”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart