Blakaj: Jam turist në Amerikë, pas kërcënimeve po e shqyrtoj kthimin në Kosovë


12/09/2018

“Aktualisht e kam statusin e turistit, tash më ka nxit më shumë për të ardhmen time. Duhet të marr një vendim sepse këtu jam me familje. Tash jam në SHBA e kam shtyer dy herë fluturimin sepse nuk ndihem i sigurt të kthehem dhe jam i kërcënuar. Personalisht nuk jam ballafaquar me askënd dhe pesë pare nuk i jap për këtë çështje. Mirëpo në këto rrethana duhet të jem më i kujdesshëm”, u shpreh Blakaj.

Blakaj ndër të tjera tha se është në konsultim me familjen e tij nëse do të kthehet në Kosovë apo jo.

“Asnjëherë nuk e kam menduar të punoj apo të veproj jashtë vendit tim. Tani më duhet një konsultim me familjen për tu kthyer në Kosovë apo jo”, tha Blakaj.
Ndryshe. Elez Blakaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit, ky i fundit po hetonte listat e veteranëve të rrejshëm.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart