Bethlehemi pret Krishtlindjet me festime


24/12/2018

Ishte një fillim i hareshëm i festimeve për Krishtlindje në Betlehem, ndërsa djem dhe vajza të vogla mbajtën një marshim shumëngjyrësh përmes sheshit deri tek një pemë gjigande Krishtlindjeje përballë Kishës së Lindjes së Krishtit.

Parada u zhvillua pranë një pllakate të madhe ku lexohej “Lutuni për lirinë e Palestinës”, në praninë e banorëve vendas dhe turistëve. Pelegrinë nga e gjithë bota kishin ardhur për vizituar Guvën e Lindjes së Krishtit …

Pjesëmarrja ishte më e lartë se vitin e kaluar, kur trazirat i mbajtën larg shumë nga vizitorët. Palestinezët dolën në protesta pasi Presidenti amerikan, Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Kryebashkiaku i Bethlehemit, Anton Salman i tha Zërit të Amerikës se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i shtetin palestinez.

“Me atë që bëri, Trump e humbi pozicionin e tij si ndërmjetës i paanshëm. Nuk mendoj se ka ndonjë shans me politikat e tij në Lindjen e Mesme që paqja të triumfojë apo që procesi i paqes të aktivizohet përsëri”, tha ai.

Megjithatë në këtë qytet të vogël të Bregut Perëndimor, shpresa është e e përjetshme.

“Bethlehemi gjithmonë i përcjell botës një mesazh të ngritur mbi shpresë dhe në kërkim të paqes dhe drejtësisë”, tha zoti Salman.

Në Tokën e Shenjtë, feja dhe politika janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. /voa

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart