Berisha: Arrestimet janë politike dhe në kundërshtim me ligjin


12/08/2014

Ai gjithë këtë e quan spektakël.

“Kërkesa është bërë shkel e shko, nuk i përmban kushtet e domosdoshme për ta dorëzuar në gjykatë dhe t’i caktojë paraburgim. Ata kanë shumica kanë qenë në xhami e disa kanë qenë duke fjetur, ndoshta edhe në mungesë të banimit, pasiqë shumë prej tyre janë student. Unë konsiderojë se kërkesa është në kundërshtim me ligjin dhe është motivuar politikisht dhe jo e mbështetur juridikisht”, ka thënë ai.

Berisha thotë se është kundër këtij spektakli dhe e quan të motivuar politikisht, pas deklaratave të kryeministrit, i cili ka thënë se ai ka urdhëruar për arrestimin e 40 të dyshuarve dhe jo nga urdhërat e prokurorit siç duhet të ishte.

Edhe Veton Rrecaj, i cili është avokat i Amir Vuniqit, i cili ende nuk është arrestuar por vetëm dyshuar, tha se klienti i tij po akuzohet për disa vepra kriminale e që sipas tij, janë të pabaza.

“Në i konsiderojmë të pa baza supozimet e prokurorisë, sepse ajo nuk na ka ofruar asnjë provë se i mbrojturi i im është i involvuar në ato vepra”, tha Rrecaj.

Ai në duar mbante një kërkesën e Prokurorisë në të cilën kërkohej masa e paraburgimit ndaj klientit të tij. Por avokati Rrecaj, tha se do të kundërshtoj në gjykatë një kërkesë të tillë të prokurorisë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart