Bekim Jashari viziton familjen së cilës iu dogj shtëpia


18/12/2018

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i cili tha se ishte prezentë në vendin e ngjarjes ndërsa theksoi se do të bëjë të mundur që ta ndihmojë këtë familje pasi pësuan dëme të mëdha materiale.

”Një zjarr në orët e vona të mbrëmjes ka djegur shtëpinë e banimit të Faik Mustafës nga Klina e Poshtme, por për fat të mirë, as edhe një gërvishtje për 6 anëtarët e familjes.
Isha i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe u ndjeva mirë kur kuptova se anëtarët janë shëndosh e mirë, pavarësisht humbjes së madhe të pasurisë së paluajtshme për Faik Mustafën, që e ka krijuar me mund.

Si institucione lokale do të bëjmë ç’është e mundur për t’i dal në ndihmë dhe për të përballuar këtë situatë të vështirë”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart