Bechtel & Enka ndërton autostradë në Serbi me çmim përgjysmë më të lirë se në Kosovë


23/02/2019

Sipas qeverisë serbe, investimi në këtë projekt parashikohet jetë 800 milionë euro (906.4 milionë dollarë amerikanë).Nga ana tjetër, në ndërtimin e autostradave në Kosovë, Bechtel ka qenë gati dyfish më e shtrenjtë.

Shembull kostoja përfundimtare e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë, në gjatësi prej 55 kilometrash, mund të shkojë në rreth 700 milionë euro, dhe këtë e kishte thënë vet Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në bazë të përllogaritjeve të kostos së kësaj autostrade në Serbi, del se 1 kilometër do të kushtojë 7.27 milionë euro, kurse kostoja e 1 kilometri autostradë në Kosovë, gjegjësisht në autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin, ka kushtuar 12.72 milionë euro. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart