BE-ja i kërkon Trump-it ta bëjë të qartë qëndrimin që ka rreth tregtisë së lirë, ndryshimeve klimatike dhe NATO-s


10/11/2016

Gjatë fushatës elektorale, Trump, një biznesmen miliarder që asnjëherë më parë nuk ka mjatur post publik, e kishte kritikuar ashpër tregtinë e lirë, NATO-n dhe politikat për ndaljen e ngrohjes globale, duke i shqetësuar dhe frikuar partnerët dhe aleatët e Uashigtonit, transmeton Express.

“Duam të dimë se si do të shkojnë gjerat me politikat për tregti globale,” ka thënë Juncker gjatë një ngjarje biznesi në Berlin.

“Po ashtu, duam të dimë se cfarë qëllimesh ka ai [Trump] sa i përket aleancës së NATO-s. Duhet patjetër ta dimë se cfarë politikash e ka ndërmend të ndjekë ai për ndryshimet klimatike. Gjerat patjetër duhet të sqarohen në dy muajt e ardhshëmm” ka shtuar ai./Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart