BDI porosit VMRO-në: Mos reagoni me emocione


13/01/2017

Përdorimi i gjuhës shqipe në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, të barabartë me gjuhën maqedonase, e bën shoqërinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme duke përmbyllur në këtë mënyrë obligimet normative nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit, thuhet në kumtesën e BDI-së për mediat.

Sundimi i së drejtës në vend, shtohet më tej, është obligim i të gjitha partive politike dhe paraqet parakusht për vijim të rrugës Euro-Atlantike.

“Reformimi i sistemit gjyqësor, transparenca dhe rishqyrtimi i proceseve të kontestuara gjyqësore janë detyrim i domosdoshëm për ta rikthyer besimin e qytetarëve në sistem”, thuhet më tej në kumtesën e BDI-së.

Qysh nga fillimi i krizës politike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim ka insistuar në përmbyllje transparente të procesit nëpërmjet të zbardhjes së tërësishme të skandalit të përgjimeve dhe bartjes së përgjegjësisë.

BDI, thuhet më tej, mbetet e përkushtuar për një shoqëri kohezive, të barabartë dhe të integruar në komunitetin euroatlantik dhe fton palët që mе përgjegjësi historike ti qasen proceseve mе të cilat po ballafaqohet vendi dhe rajoni duke vlerësuar në mënyrë racionale dhe jo të nxitur nga emocionet./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart