Bau Academy ka siguruar 20 bursa për vitin akademik 2018/2019


14/09/2018

Bursat janë siguruar nga Al Trade Holding, që në total kapin vlerën mbi 15,000€.

Natyrisht që, me suksesin e kompanisë, vjen edhe shtimi i përgjegjësisë për një sjellje etike ndaj klientëve, industrisë dhe vendit.

Arritja e një niveli të lartë të përgjegjësisë profesionale pashmangshëm sjell edhe vetëdijesimin për një ndikim më domethënës në shoqëri. Kësaj radhe, realizimin e idesë së përgjegjësisë sociale si kompani biznesi Al Trade Holding ka vendosur ta bëjë në formë të drejtpërdrejtë duke ofruar bursa për aplikantët në shkollën e mesme profesionale Bau Academy.

Këto bursa janë të dedikuara për tri kategoritë me të ndjeshme shoqërore: fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët e veteranëve të luftës, dhe fëmijët e familjeve që marrin asistencë sociale.  

Ndarja e këtyre bursave sipas përqindjes dhe kategorisë përkatëse është si në vijim:

70% bursë për fëmijët e invalidëve të luftës (x 5 bursa) 

50% bursë për fëmijët e veteranëve të luftës (x 10 bursa) 

50% bursë për fëmijët e familjeve me asistence sociale (x 5 bursa)  

Afati për aplikim deri me 28.shtator.2018

Ju mirëpresim!

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart