Bahtiri ia dorëzoi Thaçit peticionin për bashkim të Mitrovicës


21/02/2019

Ai është shprehur i zhgënjyer që ende në Kuvend nuk po diskutohet lidhur me këtë peticion. “Ne kërkojmë që pushteti lokal i cili ka qënë për ndarje t’i kthejë njëherë statusi i mëparshëm, sepse pjesën e veriut e udhëheqin strukturat paralele, kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që sa ma parë të procedoje këtë iniciative ne Kuvend.”, ka deklaruar Bahtiri 

Po ashtu Bahtiri ndër tjerash ka thënë se Mitrovica është e bashkuar, por që pret që kjo të bëhet edhe në mënyrë administrative. Ndërkohë, ai ka shtuar se i gjithë spektri politik e përkrahin nismën e Bahtirit për bashkim të Mitrovicës, me përjashtim të kryeministrit Haradinaj, i cili sipas tij e konsideron si joserioze këtë nismë.

“Presidenti e ka përkrahe këte iniciativë,  jo vetëm presidenti por me përjashtim të kryeministrit edhe githë liderët, tha Bahtiri duke shtuar se këtë iniciative e ka përkrahur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli Ai tutje ka thënë se qyetarëve të Mitrovicës iu është bërë padrejtësi kur është marrë vendimi për ndarjen në dy komuna. 

“Një padrejtësi që iu ka bë qytetarëve të Mitrovicës, dhe me atë vendim që e kanë marrë në atë kohë  e kanë dëmtu qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj ne po dojmë një përmisim  kjo është shumë e thjeshte shumë normale dhe njerëzore,  dhe unë bëj ftesë që kryeministri ta merr me seriozitet këtë…mos të me detyrojnë të shkojë me tutje.” , tha i pari i Mitrovicës duke shtuar se për çdo hap më tutje do të konsultohet me qytetarët e Mitrovicës. 

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Agim Bahtiri ka dalë me idenë për bashkimin e Mitrovicës e lidhur me këtë ka iniciuar edhe një peticion.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart