Bahtiri: Ka ardhur koha të korrigjohet e padrejta që i është bërë qytetarëve të Mitrovicës


16/01/2019

Bahtiri ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se gjatë takimit me Kadri Veselin kanë folur rreth peticionit dhe sipas tij ka marrë premtim që peticioni do të shkojë në grupe parlamentare.

“Mbi 16 mijë nënshkrime janë dhënë në këtë peticion.. Ka edhe njerëz të komunitetet serb që e kanë nënshkruar”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka treguar se peticioni është dërguar menjëherë në sekretari të Kuvendit.

“ Nuk kemi folur për kohën. Por besoj që do ti kalojë të gjitha procedurat dhe ky peticion të merret seriozisht”.

Ai ka thënë se tash është koha që të bashkohet Mitrovica, sepse sipas tij qytetarët e këtij vendi e meritojnë një gjë të tillë.

“Unë besoj që të gjithë deputetë e Kuvendit do ta votojnë këtë peticion”.

“Shpresoj se do të kalojë, sepse është koha.”

“Ka ardhur koha të korrigjohet e padrejta që i është bërë qytetarëve të Mitrovicës”. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart