Babë e bijë kosovarë bllokohen në majën më të lartë të Antarktidës, temperatura -40˚ celsius


26/12/2018

Dy shqiptarët kanë mbetur të bllokuar në një tendë, ku temperaturat janë -40 gradë celsius. Mrika dhe Arianit Nikqi janë bashkë me grupin e alpinistëve në majën më të lartë të Antarktidës.

Është dita e 8-të që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe më i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë celsius.

Ata janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktidës. Më 16 dhjetor, ora 21:30, ata ngjitën majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit duke u ndeshur me motin ekstrem dhe me vështirësi arritën në një kamp-bazë më 17 dhjetor.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart