Avni Arifi, drejtues në “dialogun e vdekur”


04/10/2018

Që nga muaji mars i këtij viti, në Bruksel nuk është realizuar asnjë takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut teknik.

Shkak kryesor i bllokimit të këtij dialogu ka qenë pala serbe, e cila nuk ka arritur të zbatojë marrëveshjet me Kosovën, pra marrëveshjen për energjinë. Ndërsa janë arsyetuar se nuk do të vazhdojnë bisedimet nëse nuk zbatohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe.

Kryesuesi kosovar i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se ky dialog ka vdekur në momentin kur pala serbe nuk ka pranuar implementimin e marrëveshjeve të mbetura.

“Dialogu teknik ka vdekur në momentin kur erdhi radha te Serbia për implementimin e marrëveshjeve të mbetura. Që në mars është blloku nga pala serbe me miratim të Brukselit”, ka deklaruar Arifi për Lajmi.net.

Sipas tij, Serbia me këto sjellje po tregon se është e njëjta siç ka qenë në vitet e 90-ta.

“Sjellja e Serbisë në dialog teknik ka treguar se Serbia nuk është e interesuar për dialog fare, por është e interesuar të mashtrojë çdokënd se kinse është paqësore, por në fakt është e njëjta Serbi e viteve të 90-ta”, është shprehur Arifi.

Arifi ka theksuar se qeveria e Aleksandar Vuçiqit është vazhdimësi e Sllobodan Millosheviqit dhe se siç u shpreh ai, atë që nuk ka mundur të realizojë Millosheviqi, po tenton ta realizojë Vuçiqi, por këtë ai po e bën në një tjetër metodë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart