Avdullah Hoti: Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it


12/02/2019

Sipas tij, kjo është “plaçkë” që po e bën koalicioni qeveritar, përderisa vuri në dyshim nevojën për ekzistencën e Ministrisë në fjalë.

Ai, gjithashtu, kritikoi edhe emërimin e një koordinatori nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it

Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart