Athina me kritika ndaj Shkupit për refugjatët


17/04/2016

Gjatë një interviste për mediat greke,  në pyetjen se sa kanë të bëjnë incidentet në Idomeni më marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë, mes tjerash Kosias  ka thënë  se Greqia e ka paralajmëruar Maqedoninë të mendojë mirë se si të veprojë në menaxhimin e  krizës me refugjatë.

Ndërkohë që zëdhënësja e komisionarit evropian për migrantët dhe punë të Brendshme, Dimitris Avramopolus, në një deklaratë për mediat lokale tha se Maqedonia duhet t’ju japë azil refugjatëve të cilët aktualisht po ndodhen brenda territorit të saj.

Kritikat e vazhdueshme mes politikanëve grekë dhe atyre maqedonas, vijnë vetëm pak ditë para mbajtës së samitit rajonal për krizën refugjatëve në Selanik, në cilin do të marr pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski. Samiti organizohet me iniciativë të palës greke për përmirësimin e bashkëpunimit mes Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë rreth krizës me refugjatë.

E përditshmja greke  “To vima” njofton se Greqia ka refuzuar propozimin e OSBE-së për të formuar një zyrë të përbashkët për bashkëpunim ndërkufitar me Maqedoninë për monitorim më të mirë të situatës në Idomeni.

Sipas të dhënave nga Ministria e punëve të brendshme, që nga mbyllja e kufijve  më 8 mars të këtij viti, në qendrën tranzitore në Tabanoc janë të bllokuar 947 migrantë ndërsa 180 migrantë janë kthyer pas në qendrën tranzitore të përkohshme “Vinojug” në Gjevgjeli.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart