Assad: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Trumpin


10/11/2016

Duke folur për grupin mediatik amerikan “National Publik Radio”, pak pas fitorës tronditëse të Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, Bothaina Shaaban tha se cfarëdo bashkëpunimi për luftën civile pothuasje gjashtë vite të gjatë në Siri, do të varet në atë nëse politikat e Trumpit i plotësojnë pritjetet e Assadit, transmeton Express.

SHBA-ja i ka përkrahur në mënyrë të heshtur rebelët në luftën në Siri, edhe përmes financimit edhe në mënyrë logjistike, si dhe i është përkushtuar idesë së Assadi duhet patjetër të rrëzohet nga pushteti, në mënyrë që paqja të mbizotësojë në konfliktin që ka lënë më shumë se 400.000 njerëz të vdekur deri më tani.

Ndërkohë, Trump ka lënë të kuptohet se politika e tij e jashtme do të jetë më pak intervenuese se e paraardhësve së tij në Shtëpinë e Bardhë./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart