Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është ide e rrezikshme


11/10/2018

“Unë me të vërtetë dua që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në atë mënyrë si dy vende fqinje dhe miqësore. Nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur. Që ta dini, ky është mendimi im”, tha ai për Deutsche Welle.

Sipas tij, kufijtë e Bosnjës nuk duhet të ndryshohen, të preken ose të shkëmbehen territore, pasi sipas tij krijohet një precedent i rrezikshëm.

“Kufijtë e Bosnje dhe Hercegovinës janë krijuar, ato njihen dhe janë konfirmuar me urdhër të Komisionit Badinter, dhe mendoj se thjesht Bosnja duhet të insistojë në pandryshueshmërinë e këtyre kufijve”, tha Komshiq.

I pyetur nëse qëndrimi i tillë vlen për Serbinë dhe Kosovën ai theksoi se “nuk mund të flas për hir të Serbisë dhe Kosovës”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart