Amerika është shteti më i fuqishëm në planet, kujton McCain


11/04/2017

Ai ka thënë se sulmi ndaj bazës ajrore në Siri, nuk e pengon luftën e këtij shteti edhe ndaj ISIS’it.

“SHBA është vendi më i fuqishëm në planet, ne mund të bëjmë dy gjëra në të njejtën kohë”, ka thënë McCain në Sarajevë, raporton AFP.

Ai e ka cilësuar Al-Assadin si një kriminel lufte, i cili, sipas tij, dikur do të dorëzohet.

McCain ka thënë se gjakderdhja në shtetin sirian do të ndalet, pasi kjo është detyrim i të gjithëve.

Ai sot ka qëndruar në Sarajevë, kurse të enjten pritet tu drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart