Ambasada e Turqisë në Prishtinë përfshihet në propagandën pro-Erdogan (Foto/Video)

21/07/2016 12:27

Në e-mailin e dërguar nga kjo Ambasadë, ku janë dërguar edhe linqet nga grusht shteti shkruan: “Ju lutem gjeni më poshtë video linqet në lidhje me tentimin e grusht shtetit kundër rendit ligjor të Republikës së Turqisë”.  Në listën e linqeve janë vetëm ato video ku shihen sulmet e ushtarëve në Kuvend, Zyrën e Presidencës, në Urën e Bosforit, vrasjen e civilëve, kurse në asnjë link nuk është maltretimi dhe poshtërimi i ushtarëve nga Erdogan.

Kjo ambasadë po ashtu nuk ka dërguar asnjë video nga arrestimet që po ndodhin në Turqi, duke filluar nga ushtria, gjyqësori, arsimi e kështu me radhë.

Ambasadorja  Kivilcim Kiliç gjatë intervistës së djeshme disa herë ka thënë se puçi ushtarak ishte kundër rendit kushtetues. Kiliç njëjtë si Erdogan po mendon se kleriku fetar Fetullah Gylen është përgjegjës për tentim grusht shtetin.

Qeveria e Erdoganit ka thënë se “virusi i kancerit” brenda disa institucioneve shtetërore ka çuar në përpjekjen për grushtshtet./GazetaExpress/

Disa nga videot e dërguara nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë: