Albin Kurti kërkoi publikisht nga Policia publikimin e pamjeve të burgut ku ishte Dehari (VIDEO)


12/11/2016

Detajet e para se si ishte kishte ‘vdekur’ Astrit Dehari ishin dhënë në televizionin e afërt me Vetëvendosjen, KTV. I pari që kishte shpalosur versionin e partisë për vdekjen e Deharit ishte Albin Kurti, në intervistën e dhënë në këtë televizion, vetëm tri ditë pasi kishte ndërruar jetë Dehari, dhe në ditën kur ishte bërë autopsia të ndjerit.

Aty, Kurti kishte kërkuar publikisht nga Policia e Kosovës t’i bëjë publike pamjet e burgut, në të cilat do të vërtetohej se çfarë realisht kishte ndodhur.

“Në vend se të flas me medikamente, ai (drejtori i Policisë në Prizren) ka mundur të na flasë me pamje”, ka thënë Kurti, në median e afërt me Vetëvendosjen.

“Të na thotë: Shikojeni, nuk ka asgjë në këtë korridor”, ka shtuar ai.


INTERVISTA ALBIN KURTI by GazetaExpress

“Nuk po shfaqen pamjet e tilla, por po flitet për medikamente”, ka  thënë Kurti.

Ndërkohë, Tomë Gashi, i cili po kërkon shpjegime pse kanë rrjedhur në publik xhirimet e kamerave të burgut, kishte përzgjedhur televizionin KTV, për të treguar detaje se si kishte ndërruar jetë Astrit Dehari. Kishte marrë shishen e njëjtë, me të cilën, kishte thënë se ishte gjetur në fytin e Astrit Deharit. Madje, kishe treguar se në gojën e Deharit ishte gjetur shisheja nga ana e poshtme. Ka dhënë detaje edhe tjera. Gashi kishte treguar se edhe gjuha e Deharit ishte e shqyer.


Tome Gashi detaje te llahtarshme ne KTV by GazetaExpress

 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart