Albin Kurti u frikësohet Shpendit dhe Dardanit, shkon urgjentisht te Haskuka


08/02/2018

Në të njëjtën ditë kur Express raportoi për takimin e Ahmetit me Haskukën, si dhe për mundësitë që ky i fundit të ndërrojë kahen e përkrahësve në VV, Kurti vizitoi Prizrenin.

Përmes Facebook-ut, Haskuka ka shkruar se së bashku me “babën” kanë qenë në një koncert. Për Kurtin, ai ka shkruar se është shoku i tij më i veçantë.

“Ndonëse nuk jam njohës i grupit muzikor “Algeires”, me rekomandim të Albinit sonte isha në koncert të grupit nga SHBA në kino Lumbardhi. Njoha shumë miq të rinj dhe i takova disa të vjetër. Ndër ta, shokun më të veçantë dhe kryetarin Albinin. Do ti’a kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së kulturës” ka shkruar Haskuka.

E kryetari i Prizrenit siç duket po tenton të mbajë marrëdhënie të mira me të dy krahët. Për Ahmetin e Sejdiun kishte shkruar se i ka “dosta”, e për Kurtin që e ka shok të veçantë.

Express ka raportuar se Ahmeti ishte edhe i dërguari i Kurtit për pajtim brenda partisë, por i njëjti nuk ia ka arritur qëllimit.

Tash Kurti po frikësohet se Ahmeti dhe ata që identifikohen si krahu i Molliqajt mund ta dëmtojnë edhe më shumë duke i marrë aktivistë dhe zyrtarë tjerë për të themeluar partinë e re. /Express./

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart