Albin Kurti arrin i pari në Kuvendin e Kosovës (Video)


10/08/2017

I pari që iu përgjigj ftesës së tij është bashkëpartiaku Albin Kurti.

Ai është i pari që ka arritur në Kuvendin e Kosovës. E pas tij në Kuvend arriti deputeti tjetër i VV-së, Fisnik Ismaili.

Ndërsa, në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas dokumentit: “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Seanca pritet të bojkotohet nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të Parlamentit.


Albin Kurti by GazetaExpresscom

Në takimin e djeshëm konsultativ partitë politike nuk arritën marrëveshje për të vazhduar seancën konstituive të parlamentit në të cilën do të duhej të zgjidhej udhëheqja e tij.

Mungesa e votave dhe barrikadimi i subjekteve politike, po shtyn Kosovën drejt një krize të re politike të ngjashme më atë të tri vjetëve më parë që la vendin pa institucione për një gjysmë viti.  

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart