Alarmohet Gjermania nga rritja e ksenofobisë në lindje të vendit


21/09/2016

Dhuna e ekstremit të djathtë dhe sulmet ndaj emigrantëve janë rritur në mënyrë dramatike vitin që shkoi, me trazira dhe zjarrvënie të qëllimshme kundër kampeve të refugjatëve në qytetet Heidenau dhe Freital në shtetin Saxony, transmeton Express.

Më shumë se një milion, kryesisht emigrantë myslimanë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia u futën në Gjermani gjatë vitit 2015.

Gjermania regjistroi 1.408 sulme të dhunshme të kryera nga përkrahësit djathtistë vetëm vitin e kaluar, që përbën një rritje për më shumë se 42% krahasuar me vitin 2014, dhe 75 zjarrvënie të qëllimshme në kampe refugjatësh.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin vjetor të agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV)./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart