Al-Qeada i gëzohet fitores së Trumpit


11/11/2016

Abdullal al-Muhaysini është një anëtar i shquar i rrethit të ngushtë të al-Nusrah, që është grupi i Al-Qeadas në Siri, ku bëjnë pjesë edhe disa shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Në një seri të postimeve në Twitter, raporton dailymail, al-Muhaysini e ka quajtur zgjedhjen e Trump si fitore e “hap i rëndësishëm” për grupin terrorist.

“Në këndvështrimin tim, fitorja e Trump është një hap i rëndësishëm drejt fitores së Alah al-Sunnah (sunitëtve)”.

Ndërsa në postimin tjetër, ai ka shkruar: “Kjo është mirë, Obama nuk dëshironte betejë frontale, ndërsa shënjestër kishte selitë, e Trump varet nga fitimi i luftërave dhe shteteve bazuar në principe…fitorja e Trump mund të jetë nismë për betejat e përgjakshme dhe një rrëmuje të madhe”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart