Aksident në magjistralen Prizren-Suharekë (Foto)


13/08/2017

Sipas fotografisë shihet se autobus ka dalur nga rruga kryesore dhe ende nuk dihet se a ka pasur të lënduar.

Ndërkohë që policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion si dhe t’i respektojnë rregullat në trafik.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas raportit të fundit policor, 1 aksident ka përfunduar me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 38 aksidente të tjera pa të lënduar.

Ndërkohë që është raportuar se vetëm gjatë të shtunës janë shqiptuar 2153 tiketa trafiku./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart