Ahmeti përlotet gjatë fjalimit për Astrit Deharin (Video)


08/11/2016

“Astriti ishte për një kohë të shkurtër me ne, ai do të mbetet gjithmonë në mesin tonë. Nuk guxojmë të mos e ndjekim këtë rrugë. Rruga pa Astritin është më e vështirë. Baca Agim, halla Xhemile, keni rritur fëmijë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Ahmeti.

“Si 26 vjeçar na mësoj neve që ishim më të vjetër se si punohet me vetëmohim, me ideal, me përkushtim. Si kryetar komune flas me nder se si është ndërtuar shëndeti publik në Prishtinë e shumë pak prej jush e dini se ai ishte ndër njerëzit kryesor që punoi. Nuk e keni parë në intervista sepse ai nuk deshi të reklamoj vetën por vetëm punonte”, tha Ahmeti gjatë fjalimit të tij./GazetaExpress/

Ahmeti përlotet gjatë fjalimit për Astrit… by GazetaExpress

Ahmeti përlotet gjatë fjalimit për Astrit… by GazetaExpress

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart