Ahmeti kundërshton vendimin e Ivanovit për amnisti të politikanëve


12/04/2016

Tha se vendimi i Ivanovit është i ngutshëm dhe nuk do të zgjidh krizën politike, e cila sipas tij zgjidhjet vetëm në zgjedhjet e 5 qershorit.

“Mendoj që vendimi i zotit Ivanov është një vendim i ngutshëm i pamenduar fare, dhe si një vendim i tillë nga një i ashtuquajtur president jolegjitim nuk ka legjitimitet, nuk mendoj se e ndihmon zgjidhjen e krizës, dhe fare nuk kem biseduar si katër parti politikë që kemi arrit marrëveshjen e Shkupit. Unë nuk mendoj që marrëveshja e Shkupit duhet të rrënohet, dhe këtë marrëveshje duhet ta respektojnë të gjitha palët nënshkruese gjithashtu edhe palët ndërmjetësuese të komunitetit ndërkombëtar”, tha Ahmeti për Alsat-M.

Vendimi i Ivanov u quajt i papranueshëm edhe nga Eurokomesari Johannes Hahn.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart