A ju kujtohet kur Rama thoshte se zgjedhja e Trump-it kërcënon marrëdhëniet SHBA – Shqipëri? (Video)


09/11/2016

Kështu ishte shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në televizionin amerikan CNN si dhe në Zonën e Debatit në “Klan Kosova”, në prill të këtij viti.

Rama kishte treguar se është lutur që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mos zgjidhet në këtë post, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump-i të zgjidhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve.

E.Rama by GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart