A do ta emërojë PDK-ja Anila Statovcin në krye të Ministrisë së Integrimeve?


07/02/2017

Por për këtë Ministri tashmë ka disa muaj që nuk ka “zot shtëpie”. Kjo pasi që ish-ministri Bekim Çollaku ka lënë këtë dikaster qeveritar për të shkuar në kabinetin e Presidentit Hashim Thaçi.

Por Gazeta Express nga burime të saj brenda koalicionit qeverisës, mëson se PDK-ja pritet që ta emërojë Anila Statovcin në krye të Integrimeve. Kjo e fundit në mënyrë joformale që pas largimit të Çollakut ushtron detyrën e ministres së Integrimeve.

Madje vetë Statovci ka shprehur gatishmëri për të qenë në krye të kësaj Ministrie. Kontaktuar nga Gazeta Express, ajo është shprehur se nëse Veseli i propozon asaj postin e ministres së Integrimeve ajo nuk do ta refuzojë.

“Zyrtarisht me mua ende askush nuk ka biseduar lidhur me këtë çështje. Nëse kreu i partisë mendon që unë duhet ta pranoj detyrën e ministres së Integrimeve, natyrisht që unë nuk do ta refuzoj. E gjithë kjo do të bëhet në koordinim me kryetarin”, ka thënë ajo.
Statovci theksoi se në përditshmëri që pas largimit të Çollakut ajo po e kryen punën e ministrit.
“Por në realitet de fakto, në përditshmëri, në punë jam ushtruese detyre edhe pse formalisht nuk e kemi vendosur këtë çështje dhe të gjitha punët që kërkohen për këtë çështje jemi duke i mbuluar”, është shprehur ajo.

E gjitha këto emërime koalicioni qeverisës po i bën pas premtimeve që shefi i PDK-së u ka bërë para disa ditëve diplomatëve të huaj, duke u premtuar emërimin e ministrit në Ministrinë e Integrimeve.

Të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore kanë premtuar vazhdimisht se këtë vit BE-ja do t’ia heqë vizat Kosovës, por për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi, si dhe mosluftimin e korrupsionit një gjë e tillë nuk ka ndodhur as sivjet. Shpresat janë se liberalizimi i vizave me BE-në mund të ndodhë gjatë vitit 2017. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart