8 shtetasit gjermanë dalin para gjykatës, akuzohen për sulm ndaj refugjatëve


08/03/2017

“Freital Group”, i quajtur sipas vendlindjes të dyshuarve pranë Dresdenit, përbëhet nga shtatë burra dhe një femër.

Shtetasit gjermanë janë akuzuar për sulme ndaj refugjatëve dhe grupeve të krahut të majtë në vitin 2015, duke lënë dy të plagosur.

E dyshuara femër rrëfeu për kryerjen e sulmeve por asnjëri nga burrat nuk pranoi të fliste, raporton “BBC”.

Anëtarët mund të përballen me burgim të përjetshëm, nëse shpallen fajtorë për vrasje në tentativë dhe deri në 10 vjet nëse ishin pjesë e një grupi terrorist.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart