38 vjet nga demonstratat e 81-shit


11/03/2019

Me këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, Armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe Shtetrrethimi. 

Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë. Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ.  

Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit.Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981, shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart