14 vite burg për shqiptarin më të kërkuar që merrej me prostitucion

31/08/2014 19:01

Vladimir Ismaili, 40 vjeç, shtetas shqiptar por me banin në Coventry , është arratisur 8 vite më parë nga Anglia pasi dyshohej se ishte pjesëtar i një grupimi kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore. Ismaili u kap më pas në shtetin grek në qershor të këtij viti dhe u ekstradua, fill pas arrestimit, në Angli.

Gjykata e Manchesterit i ka shtuar, të mërkurën, dënimit me 14 vite burg në mungesë, vetëm 172 ditë për faktin se ka qenë në kërkim për gati 8 vjet.

Në vitin 2006 e njëjta gjykatë ka dënuar Ismailin dhe gjashtë bashkëpuntorë të tij me 14 vite burg me akuzat shfrytëzim prostitucioni dhe shantazh, pasi kishin detyruar me dhunë të prostituoheshin dy femra nga Lituania. Të dyja viktimat, nga fshatra të ndryshëm të Lituanisë, kanë deklaruar se u është thënë se do të fitonin para në Angli duke punuar nëpër bare ose si pastruese. Por në fakt trafikantët i kishin shoqëruar në një hotel në qytetin e Coventry ku më pas ishin detyruar me forcë të punonin si prostituta. Gjithashtu njëra nga femrat ishte përdhunuar nga njëri pjestarët e bandës. Njëra nga viktimat kishte arritur të lajmëronte të afërmit në Lituani, të cilët njoftuan autoritetet që bën dhe të mundur kapjen e Ismailit dhe të një prej ortakëve të tij.

Gjashtë të pandehurit u burgosën nga gjykata e Manchesterit me periudha që variojnë nga 3 deri në 6 vite, ndërsa Ismaili arriti të arratisej tre muaj para se të mëerrte dënimin me 14 vite burg. Në operacionin për gjetjen dhe kapjen e këtij të fundit u angazhuan një numër i madh strukturash dhe agjentësh të Policisë së Ëarëickshire, Manchesterit dhe Lituanisë si dhe agjentë të ndryshëm të inteligjencës britanike.