Lajm i mirë për shqiptarët në UIqin


Gazeta Express
23 Nëntor 2019 16:20

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin .

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Ministri Cakaj është shprehur: “Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi!”

Te fundit


Kthehu lart