Lajm i mirë për shoferët shqiptarë në Itali


Gazeta Express
13 Gusht 2019 22:58

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë këtë të martë për të gjithë drejtuesit e makinave shqiptarë që jetojnë në Itali.

“Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), ju bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet per konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Te fundit


Kthehu lart