Lajm i mirë për fansat e gjumit të ditës


Gazeta Express
20 Shtator 2019 12:26

Sipas një studimi të bërë së fundmi, një grup studiuesish kanë ardhur në përfundim se ekziston një lidhshmëri në mes të gjumit të ditës dhe shëndetit të zemrës.

Sipas këtij studimi, nëse flini një ose dy herë në javë gjatë ditës, atëherë rreziku i prekjes nga sëmundje të zemrës dhe sulmi në zemër zvogëlohet për 48%.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar 100%, për shkak se studimi është bërë me një numër jo të madh të njerëzve, gjithsesi ky studim është mjaft i rëndësishëm për të njohur të gjithë faktorët, të cilët e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjithsesi, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm që me anë të gjumit të ditës ata nuk mund të shpëtojnë nga këto sëmundje, por duhet ta kenë parayssh që të kujdesen edhe për faktorë të tjerë.

Tani për tani, kujdesuni që të bëni një gjumë kualitativ, dieta të shëndetshme ushqimore si dhe aktivitete fizike. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart