Arrestohet 3 të rinjë nga Haraçina pasi kryen vjedhje të rëndë - Gazeta Express
string(62) "arrestohet-3-te-rinje-nga-haracina-pasi-kryen-vjedhje-te-rende"

Gazeta Express

25/02/2020 11:00

Arrestohet 3 të rinjë nga Haraçina pasi kryen vjedhje të rëndë

Gazeta Express

25/02/2020 11:00

Zyrtarë policorë mbrëmë kanë arrestuar dy persona të mitur dhe një 22 vjeçar nga fshati Haraçinë për vjedhje të rëndë, përcjell GazetaExpress nga Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, N.E 22 vjeçar dhe dy 17 vjeçar, të gjithë nga Haraçina, mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën “Trajko Kitançev” kanë kryer vjedhje të rëndë ndaj 51 vjeçarit L.D nga Shkupi, dhe i kanë marë një çantë ku ka patur një shumë të majme parashë, një celular dhe dokumenta zyrtare.

Lexo Edhe:

Pas masave të ndërmara, zyrtarët policorë e kanë gjetur dhe e kanë ndaluar veturën “Passat” ku kanë qenë 3 të rinjtë, dhe gjatë kontrollit të veturës, i kanë gjetur gjërat e vjedhura.

Gjithashtu, tek të rinjtë janë gjetur edhe gjëra tjera sikurse marihuanë, katër plumba, thikë dhe dy shkopinjë druri, ndëras tek N.E janë gjetur 10.000 denarë dhe dy telefona celularë.

Personat janë arrestuar në stacionin policor GaziBabë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale./GazetaExpress/B.Lika/