Lajm i keq për duhanpirësit, në Shqipëri nuk do shiten më paketa me 10 cigare


Gazeta Express
1 Qershor 2019 9:02

Pas ankesave të biznesit të vogël, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka tërhequr propozimin ligjor, që parashikonte shitjen e produkteve të duhanin vetëm në pika veçanta, të licencuara për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Pyetur nga TV SCAN, ministrja Ogerta Manastirliu tha projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” do të shkojë në kuvend pa këtë pikë, duke lejuar në këtë mënyrë shitjen në çdo dyqan, sikurse ndodh aktualisht.

Ndërkaq, Manastirliu foli për masat e reja që parashikon ligji i ri, në drejtim të penalizimit të subjekteve që shkelin ligjin në drejtim të lejimit të duhan pirjes si dhe heqjen nga tregu të paketave me 10 cigare.

Masat e reja vijnë në kuadër të dekurajimit të duhan pirjes, duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 2/3 e rasteve me kancer mushkërie shkaktohen nga duhan pirja. Ndërkaq, studimi i fundit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri tregon tendencën e uljes së duhanpirësve të moshës 15-49 nga 43% në 35% në 10-vjeçarin e fundit.

Te fundit


Kthehu lart