Lajm i keq, lëndohet Edon Zhegrova - Gazeta Express
string(33) "lajm-i-keq-lendohet-edon-zhegrova"

Lajm i keq, lëndohet Edon Zhegrova

Gazeta Express

19/02/2020 14:12

Ylli kosovar është lënduar në stërvitje dhe nuk do të mundë ta ndihmojë Baselin në ndeshje me APOEL-in në Europa League nesër mbrëma

Edon Zhegrova po e kalon një formë të shkëlqyeshme kohëve të fundit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mirëpo, një lajm i keq vjen nga Zvicra për mesfushorin kosovar.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar e ka pësuar së fundmi një lëndim në këmbën e majtë.

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e klubit të tij, Basel.

“Messi i Kosovës” u lëndua në stërvitjen e fundit dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj APOEL-it në Europa League.

Sidoqoftë, lëndimi i futbollistit prishtinas nuk është i rëndë dhe ai nuk e rrezikon paraqitjen me Përfaqësuesen e Kosovës në gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila do të luhet më 26 mars në Shkup. /Gazeta Express/