Emery merr mbështetje publike nga drejtuesit e Arsenalit


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 10:26

Hierarkia e Arsenalit i ka ofruar përkrahje publike trajnerit Unai Emery, edhe pse e ka paralajmëruaratë se rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës duhet patjetër të përmirësohen.

Trajneri i Arsenalit Emery është nën presion të madh dhe vazhdueshëm pas një varg paraqitjeve të dobëta dhe vetëm dy fitoreve në 10 ndeshjet e fundit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Raul Sanllehi, shefi i futbollit, dhe Vinai Venkatesham, drejtori i klubit, u takuan të hënën me më shumë se 200 kolegë të klubit, në një takim të planifikuar të stafit.

Gjatë takimit, ata shfaqen zhgënjimin me rezultatet e Arsenalit, por ofruan mbështetje për Emery.

“Ne jemi po aq të zhgënjyer si gjithë të tjerët me rezultatet dhe paraqitjet në këtë fazë të sezonit”, thanë ata para stafit.

“Ne e ndajmë zemërimin me tifozët, Unai, lojtarët dhe të gjithë stafin tonë, sepse ata nuk janë në nivelin që ne duam t’i shohim apo presim nga ta. Gjërat duhet të përmirësohen për t’i arritur synimet e sezonit dhe ne besojmë fuqishëm se Unai është njeriu i duhur për punën”, shtuan ata. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart