Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar që në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi në Bruksel do të diskutohet për hapjen e urës së ibrit.
Përmes një reagimi në “X”, Lajçak ka thënë se BE-ja vazhdimisht ka theksuar se çështja e urës duhet të diskutohet në Bruksel.
Ai i ka quajtur të pavërteta pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës, por ka thënë se kjo bëhet me marrëveshje.
Sipas tij Qeveria nuk duhet të merr vendime kundër vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se një Qeveri e mirë e kupton ndjeshmërinë ndaj pakicave.
“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose se ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta”.
“Vendosja e një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmëritë e pakicës. Ne do të diskutojmë se si të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar Lajçak. /Gazeta Express
Imposing a decision against the will of affected citizens does not contribute to normalizing relations. Good governance understands the sensitivities of the minority.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 14, 2024
We will discuss how to implement the agreement on opening the bridge at the next meeting in Brussels. (2)
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...