Lajçak: Të ulen tensionet në veri dhe të mundësohet liria e lëvizjes - Gazeta Express
string(67) "lajcak-te-ulen-tensionet-ne-veri-dhe-te-mundesohet-liria-e-levizjes"

Lajçak: Të ulen tensionet në veri dhe të mundësohet liria e lëvizjes

Lajme

Gazeta Express

21/09/2021 14:19

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Lajçak ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, raporton Gazeta Express.

Lajcak përmes Twitterit ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore.

Lexo Edhe:

“I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçak.