Lajçak javën e ardhshme viziton Kosovën - Gazeta Express
string(35) "lajcak-pas-nje-jave-viziton-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 11:33

Lajçak javën e ardhshme viziton Kosovën

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 11:33

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 mars, ai do të vazhdojë vizitën në  Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lexo Edhe:

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Kjo vizitë e emisarit të BE’së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga kuy fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmanit. /Express/