Lajçak nga Beogradi e komenton vendimin e Kurtit për targat e letërnjoftimet - Gazeta Express
string(76) "lajcak-nga-beogradi-e-komenton-vendimin-e-kurtit-per-targat-e-leternjoftimet"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 13:53

Lajçak nga Beogradi e komenton vendimin e Kurtit për targat e letërnjoftimet

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 13:53

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, ka komentuar vendimin e qeverisë që deri më 30 shtator të gjithë automjetet me tabela të Serbisë të regjistrojnë targat RKS dhe fletë-deklarimet për qytetarët serbë që hyjnë në Kosovë.

Lajcak para gazetarëve në Beograd, ku gjendet për vizitë, tha se vendimi i qeverisë ka ndërruar temat dhe planet e tij të vizitës raporton N1, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne patëm një bisedë serioze mbrëmë për situatën dhe natyrisht duhet të shikojmë për zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Erdha në rajon për të përgatitur për takimin e ardhshëm të liderëve dhe për biseduar për progresin në normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim situatën e krijuar. S’duhet të lejojmë të ketë krizë”, tha ai.

Lajcak s’ka dashur të komentojë deklaratat e Vuçiqit se Kosova po planifikon një “stuhi” të re në veri për të dëbuar serbët.

Qeveria e Kosovës dje miratoi vendimin që veturat me targa të autoriteteve të Serbisë të regjistrohen me RKS dhe për këtë kanë vendosur afatin kohor nga 1 gushti deri më 30 shtator.

Në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, të lëshuar më 29 qershor, sqarohet se ri regjistrimi i këtyre veturave do të fillojë më 1 gusht dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

“Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

Aty, po ashtu, theksohet se riregjistrimi i veturave me targat e përmendura, nuk do të jetë i mundur pas afatit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, u miratua edhe udhëzimi për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.

Sipas tij, të gjithë ata persona që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet serbe, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.

Përndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.