Lajçak e Reeker takohen pas kërkesave për rinisje të dialogut pa vonesa, paralajmërojnë veprime - Gazeta Express
string(94) "lajcak-e-reeker-takohen-pas-kerkesave-per-rinisje-te-dialogut-pa-vonesa-paralajmerojne-veprime"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 11:43

Lajçak e Reeker takohen pas kërkesave për rinisje të dialogut pa vonesa, paralajmërojnë veprime

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 11:43

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë pa vonesa. Këtë e kanë thënë zyrtarë nga Brukseli dhe e ka përsëritur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në letrën që i ka dërguar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

E pas këtyre thirrjeve për vazhdim të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sot janë takuar Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, dhe Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Lexo Edhe:

Lajçak ka thënë se në këtë takim janë koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet që do t’i ndërmarrin në të ardhmen, raporton Gazeta Express.

“ Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor. ”, ka shkruar Lajçak./GazetaExpress/