E ardhmja e Sanchos nuk është vendosur ende - Gazeta Express
string(43) "e-ardhmja-e-sanchos-nuk-eshte-vendosur-ende"

E ardhmja e Sanchos nuk është vendosur ende

Gazeta Express

25/02/2020 10:25

Përkundër spekulimeve të vazhdueshme për një transferim potencial të Jadon Sanchos te ndonjë klub i Premierligës, Borussia Dortmundi beson se mund ta mbajë edhe përtej kësaj vere talentin anglez.

Jadon Sancho ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë sezonit 2019/20 në Bundesligë dhe tashmë ka arritur të bëhet lojtari i parë që i shënon 25 gola në Bundesligë para se t’i mbushë 20 vjeç, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Anglezi më parë e kishte thyer rekordin e Horst Koppels, kur ishte bëri lojtari më i ri që i kishte shënuar 22 gola në ligën elitare të futbollit në Gjermani, pas golit të tij në barazimin 3:3 me RB Leipzigun më 17 dhjetor.

Ndikimi i tij si me Dortmundin në Gjermani, ashtu edhe me Kombëtaren e Anglisë, ka bërë që shumë klube të Premierligës ta monitorojnë situatën e tij në Dortmund, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që konsiderohet si njëri ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.

Pikërisht paraqitjet e tij me Kombëtaren e Anglisë mund të ndikojnë që çmimi i Sanchos të rritet edhe më shumë.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë përfolur që një kohë të gjatë për transferimin e anglezit, përderisa edhe Liverpooli është interesuar gjatë kohës së kohës. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, ka insistuar se Dortmundi s’ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

Për më tepër, Dortmundi është i bindur se do ta arrijë ta mbajë Sanchon për të paktën edhe një sezon tjetër në skuadër. Kjo i shton edhe më shumë dilemat për të ardhmen e anglezit, i cili besohet se dëshiron të largohet. /Gazeta Express/