Lady Gaga bie nga skena mbi fansin i cili e mbante me duar


Gazeta Express
18 Tetor 2019 13:39

Lady Gaga është rrëzuar nga skena në koncertin e fundit të saj në Las Vegas.

Ylli kishte ftuar një adhurues me emrin Jack, për t’iu bashkuar asaj në skenë dhe u hodh në krahët e tij.

Mirëpo, derisa po vallëzonin, ai e humbi baraspeshën dhe të dy ranë nga skena, ndërsa fansi ra mbi këngëtaren

Një adhuruese nga publiku tha në Reddit se kishin menduar që ajo ka vdekur.

Në vend të kësaj, 33-vjeçarja u kthye në skenë për të interpretuar këngën “Million Reasons”, përkrah Jack-ut.

“Është e mahnitshme. Ne e duam njëri-tjetrin aq shumë sa kemi rënë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Ne jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Unë mendoj se duhet të kemi pak çaj pas kësaj”, tha këngëtarja në skenë.

Te fundit


Kthehu lart