Labinot Tahiri flet për drogën në shkolla, e kritikon shtetin


Gazeta Express
12 Shtator 2019 7:27

Ish-deputeti Labinot Tahiri, ka reaguar sot në lidhje me mbledhjen e drejtorëve të Policisë në Rajonin e Ferizajt, të cilët kanë diskutuar për drogat në shkolla.

Tahiri, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se ky është lajmi më i mirë që ka lexuar këto javë ndërsa ka  thënë që ka shumë persona që u bëjnë thirrje institucioneve për kapjen e dilerave, mirëpo sipas tij, në shumë raste askush nuk ka reaguar, shkruan Gazeta Insajderi.

“E din i gjithë qyteti, prindërit dhe mësuesit e fëmijëve tanë, se sot ka drogë nëpër oborret e shkollave dhe se çdo prind është i shqetësuar për këtë dukuri negative. Kemi qytetarë, njohës të luftimit kundër narkotikëve që iu bëjnë thirrje institucioneve për kapjen e atyre, (dilerave) apo personave që posedojnë dhe u afrojnë të rinjve nëpër shkolla ato gjëra të dëmshme, ama në shumë raste askush nuk ka reaguar”, është shperhur fillimisht Tahiri.

Ai tutje ka thënë se kanë dëshmi, fotografi e emra dhe sipas tij, moskapja e tyre është e qëllimshme nga organet kompetente.

“Shpresoj dhe uroj që policia e qytetit tim dhe i gjithë Kosovës, ta shpëtojnë këtë gjeneratë të pa mbrojtur, jo jo, duhet të ngritemi të gjithë prindërit në këmbë e të kërkojmë burgosjen e atyre flliqanave që u shesin fëmijëve drogë. E përgëzojë policinë për këto hapa që sot i kanë ndêrrmarë”, ka shkruar ai.

Në fund, ka bërë një thirrje për prindërit duke iu thënë që t’i ruajnë fëmijët nga njerëzit e ligë.

“Droga s’është për askënd por gjithsesi për fëmijët nuk është”, ka përfunduar Labinot Tahiri.

Te fundit


Kthehu lart